Plagosje me thikë në Korçë, detajet e para
Një person ka mbetur i plagosur me thikë këtë të diele në fshatin Nevicisht të bashkisë së Korçës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë.
I lënduari është transportuar menjëherë drejt spitalit të qytetit, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Deri më tani nuk ka ende informacione mbi rrethanat e plota të ngjarjes apo identitetin e personit të lënduar. Ndërkohë, priten më shumë detaje nga hetimet dhe njoftimet zyrtare për zbardhjen e plotë të rastit.