E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Kontrolle në dy banesa në Gramsh, sekuestrohen 400 gramë kokainë! Nën hetim edhe efektivët e policisë

Kontrolle në dy banesa në Gramsh, sekuestrohen 400 gramë kokainë! Nën hetim edhe efektivët e policisë

Rreth 400 gramë kokainë janë sekuestruar në dy banesa në Gramsh, gjatë një operacioni të Prokurorisë së Elbasanit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Kontrollet janë ushtruar në banesat e dy shtetasve me inicialet T.H. dhe R.H., të cilët ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ata dyshohet se, pavarësisht kësaj mase, vijonin aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Hetimet nuk janë përqendruar vetëm te dy personat, por edhe te efektivët e policisë zonale. Këta të fundit dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke mos kryer kontrollet për të verifikuar nëse personat nën arrest shtëpie respektonin kufizimet e vendosura nga gjykata.

Sipas informacioneve, njëri prej dy të dyshuarve ka qenë i përfshirë edhe më parë në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Operacioni vijon.

Lini një koment