E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën! Policia bën thirrje për lirimin e qarkullimit

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën! Policia bën thirrje për lirimin e qarkullimit

Qytetarë, të rinj dhe studentë edhe këtë të diele janë grumbulluar përpara godinës së Kryeministrisë për të vijuar me protestën e tyre e cila po zhvillohet prej muajsh.

Protesta ka sjellë bllokimin e qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë tubimit, një grup protestuesish kanë dalë në rrugë, duke penguar lëvizjen normale të mjeteve.

Menjëherë pas bllokimit, forcat e Policisë së Shtetit kanë bërë thirrje të përsëritura përmes megafonit, duke u kërkuar pjesëmarrësve të zhvendosen në trotuar dhe të lirojnë rrugën. Policia gjithashtu ka krijuar një kordon përreth Kryeministrisë dhe përballë saj.

Lini një koment