E papritur! Trajneri jep dorëheqjen nga klubi i Kategorisë së Parë: suksese kapitenit dhe të gjithë skuadrës
Nga Panorama Sport
Rrufe në qiell të hapur te skuadra e Sopotit në Kategorinë e Parë. Trajneri Rraman Hallaçi, ka vendosur të largohet nga ekipi i qytetit të Librazhdit pas humbjes 0-2 në shtëpi përballë Korabit.
Me një postim në rrjetet sociale, Hallacci ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen e tij duke ndërprerë bashkëpunimin me klubin.
“Përshëndetje. Sot vendosa të ndërpres bashkëpunimin me Sopotin! Dua të falënderoj Kryetarin e Bashkisë Z.Mariglen Disha, gjithashtu Z.Agron Gega, Z.Fatjon Xhafa, Z.Besnik Kola, Z.Elson Malluta, Z.Enver Shkurti, Z.Bujar Rroca. Faleminderit zonjat dhe zotërinjtë e Librazhdit për mikpritjen ndaj meje. Falënderoj shumë tifozët special të Sopotit, janë pjesë e rëndësishme e jetës sime. Suksese kapitenit dhe e gjithë skuadrës në vazhdim”, shkruante Hallaçi në postimin e tij.