E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kategoria e Pare›Kategoria e Parë, renditja/ Pogradeci i afrohet kreut, ngjallet gara në fund, si ndryshon situata pas tre ndeshjeve të para të javës

Kategoria e Parë, renditja/ Pogradeci i afrohet kreut, ngjallet gara në fund, si ndryshon situata pas tre ndeshjeve të para të javës

Nga Panorama Sport

Tre ndeshjet e sotme në Kategorinë e Parë kanë sjellë ndryshime që mund të jenë ndikim sa i përket luftës për objektiva të ndryshme të skuadrave.

Fitorja minimale e Pogradecit ka mjaftuar që “liqenorët” ta shohin veten përkohësisht në vendin e dytë në klasifikim, që garanton ngjitjen direkt në Superiore, që mbetet objektivi kryesor i skuadrës.

Korabi i është larguar më shumë zonës së ftohtë me tre pikët që mori, kurse në fund, Oriku me suksesin e parë të edicionit ringjall luftën për mbijetesën duke iu afruar më shumë dyshes Burreli-Sopoti që ka më lart në renditje.

Lini një koment