E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›Muçi “trazon” Trabzonsporin, presidenti përmend ofertat zyrtare: Situata është e qartë me yllin e Kombëtares shqiptare

Muçi “trazon” Trabzonsporin, presidenti përmend ofertat zyrtare: Situata është e qartë me yllin e Kombëtares shqiptare

Ernest Muçi është lidhur me një kalim te Roma. Dhe pse këto zëra nuk janë të vërtetë siç raportoi “Panorama Sport”, sërish kanë trazuar ambientin e klubit të Trabzonspor.

Në Turqi ndërkohë tregojnë se drejtuesit e Trabzonsporit nuk kanë ndërmend që të heqin dorë lehtësisht nga Muçi. Klubi ka vendosur të mos prishë ekuilibrat me lojtarët kyç të skuadrës, ndërsa po lufton për titullin kampion.

Për këtë edhe synohet që ylli i Kombëtares shqiptare të mos lëvizë. Deri tani është konfirmuar nga ana e presidentit Ertugrul Dogan që kanë mbërritur oferta zyrtare për tre futbollistë.

Emrat e tyre nuk bëhen të ditur, edhe pse Muçi lidhet nga mediat turke si një prej tyre. Fakt është se kontrata e Muçit përfundon në vitin 2029, por me opsion rinovimi edhe një vit tjetër nga klubi. Për këtë drejtuesit nuk kanë pse nxitohen.

Lini një koment