Video/ Gol nga mesfushori i Kombëtares me asist nga i harruari i kuqezinjve, por në fund asnjëri nuk buzëqesh
Nga Panorama Sport
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Julian Shehu, ka gjetur sot rrugën e rrjetës për herë të parë në këtë sezon në kampionatin polak ku vesh fanellën e skuadrës së Vidzev Lodz.
Në minutën e 52-të të ndeshjes në transfertë ndaj Rakov, Shehu gjeti golin e barazimit të përkohshëm 1-1 me një gjuajtje të devijuar nga jashtë zonës, teksa pasimin e mori nga Lindon Selahi, një emër i njohur për Kombëtaren shqiptare të futbollit por i cili ka vite që nuk ftohet në radhët e saj.
Megjithatë, futbollistët shqiptarë nuk dolën të lumtur nga kjo ndeshje, pasi Rakov shënoi dy herë të tjera dhe e mbylli takimin me fitoren 3-1, duke lënë Vidzev Lodz në zonën e ftohtë të klasifikimit të kampionatit polak.