Nga Greqia në Gjermani dhe jo vetëm, lojtarët që hoqën përfundimisht dorë nga Kombëtarja shqiptare këtë vit (LISTA)
Disa futbollistë e dogjën përfundimisht mundësinë këtë vit, që në të ardhmen të veshin fanellën e Kombëtares shqiptare.
Bëhet fjalë për lojtarë të talentuar. “Panorama Sport” sjell listën ku ndër të tjerë spikat Brajan Gruda. Ky i fundit nuk do të mundet asnjëherë tjetër që të përfaqësojë një vend tjetër përpos Gjermanisë, pasi luajti ndeshje zyrtare në moshën 22-vjeçare.
Roko Vata ka kaluar tre ndeshjeve zyrtare me Irlandën dhe rrjedhimisht nuk i lejohet, që të veshë një fanellë tjetër në të ardhmen. Adri Mehmeti akoma nuk ka luajtur tri ndeshje zyrtare, por mbetet i fokusuar tek Amerika.
Lutfi Dalipi dhe Enis Rexhepi presin vetëm zyrtarizimin nga FIFA, teksa kanë shtrënguar duart me Agim Ademin te Kosova. Ata lanë respektivisht Zvicrën dhe Shqipërinë. Kështu nuk ekziston një mundësi tjetër e ndryshimit të vendit përfaqësues.
Arda Kurtulan është një humbje e madhe. Do të bënte punë në të njëjtin pozicion si Elseid Hysaj, por Turqia e ka bindur që të mos vijë në Shqipëri ku ka luajtur me U-21. Evagjelos Gjoka la moshat e Shqipërisë për të përfaqësuar Greqinë.
E KANË DJEGUR PLOTËSISHT MUNDËSINË
Roko Vata (Irlandë)
Brajan Gruda (Gjermani)
Enis Rexhepi (Kosovë)
Lutfi Dalipi (Kosovë)
Evagjelos Gjoka (Greqi)
NË PRITJE
Arda Kurtulan (Turqi)
EKZISTON MUNDËSIA HIPOTETIKE
Adri Mehmeti (Amerikë)