E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›Liga e Kampioneve është turneu i preferuar i Jasir Asanit, e majta “me telekomandë” bën të festojë përsëri Esteghlalin

Liga e Kampioneve është turneu i preferuar i Jasir Asanit, e majta “me telekomandë” bën të festojë përsëri Esteghlalin

Jasir Asani jep gjithmonë më të mirën e tij kur vjen momenti i Ligës së Kampioneve të Azisë. Dhe pas shkëlqimit me Guangju në këtë turne, po bën të njëjtën gjë me rregullsi edhe me Esteghlal.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka lënë shenjën e tij në ndeshjen e sotme në transfertë ndaj Al Ain të Emirateve të Bashkuara Arabe në fazën në grupe të turneut, duke mbajtur klubin iranian në garë për një kualifikim të mëtejshëm në fazën me eliminim direkt.

Në minutën e 51-të të sfidës, një harkim i tij perfekt me të majtën gjeti Fallah, i cili shënoi me kokë golin e avantazhit për ekipin iranian.

Vendasit më pas barazuan dhe sfida u mbyll 1-1, por edhe kaq i mjaftoi Esteghlal që të mbetej në pozicionin e tretë në renditjen e përgjithshme dhe plotësisht në garë për të vazhduar më tej në këtë turne. Për Asanin ky ishte asisti i dytë i edicionit në të cilin ka shënuar edhe tre gola për skuadrën e tij.

Lini një koment