E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›SPAK kërkon që gjyqi ndaj Veliajt të zhvillohet online, seanca e radhës shtyhet për më 15 dhjetor

SPAK kërkon që gjyqi ndaj Veliajt të zhvillohet online, seanca e radhës shtyhet për më 15 dhjetor

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kërkesën që procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të vijojë përmes videokonferencës, duke u bazuar në gjendjen e tij shëndetësore dhe pamundësinë për të marrë pjesë fizikisht në seanca.

Kjo kërkesë u artikulua nga prokurori Altin Dumani, ndërsa mbrojtja ligjore e Veliajt shprehu parimisht dakordësinë për kalimin e gjykimit në distancë, por kërkoi kohë për t’u konsultuar më parë me klientin e tij përpara se të merret një vendim përfundimtar.

Si pasojë e kësaj kërkese për konsultim, trupa gjykuese vendosi të shtyjë seancën e sotme, duke përcaktuar datën 15 dhjetor për vijimin e procesit.

Në seancën e ardhshme pritet që gjykata të shqyrtojë zyrtarisht propozimin e SPAK-ut dhe të vendosë mbi modalitetet e zhvillimit të gjykimit në kushtet kur i pandehuri nuk mund të paraqitet në sallë.

Lini një koment