E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Operacioni “Labirinti” në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre

Operacioni “Labirinti” në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre

Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit të koduar “Labirinti” në Shkodër. Siç njofton Policia e Shtetit, janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre 5 punonjës të OSHEE-së Shkodër.

Procedimi penal nisi për shtetasit J. D., 43 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, K. F., 42 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, L. H., 65 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, Gj. M., 53 vjeç, banues në fshatin Juban, dhe D. D., 43 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, të gjithë punonjës të OSHEE-së Shkodër.

Një ditë më parë, gjatë kontrolleve në dy objekte në zonën e quajtur “Kanali i Drinit”, në fshatin Ganjollë, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient nëntokësor të përshtatur për kultivimin e bimëve të dyshuara narkotike dhe për përpunimin e lëndës narkotike. Atje u sekuestruan 170 kg lëndë narkotike, u asgjësuan 2 600 bimë narkotike dhe u arrestuan 10 shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vijimin e veprimeve hetimore për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Lini një koment