E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Inter, Calhanoglu jashtë fushave për rreth një muaj

Inter, Calhanoglu jashtë fushave për rreth një muaj

Siç ishte njoftuar më parë, Hakan Calhanoglu iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore këtë mëngjes në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano, për të vlerësuar shkallën e dëmtimit që pësoi të dielën në mbrëmje kundër Atalantës.

Sipas Interit, testet “zbuluan një tërheqje muskulore në muskujt fleksorë të kofshës së djathtë”.

Rikuperimi i tij pritet të zgjasë nga tre deri në katër javë; Interi shpreson ta ketë Calhanoglu në dispozicion për ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Lacios, më 22 dhjetor.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment