E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Rey Manaj largohet nga Sivasspor

Rey Manaj largohet nga Sivasspor

Rey Manaj largohet nga Sivasspor. Sipas lajmeve që vijnë nga Turqia, sulmuesi kuqezi ka braktisur skuadrën për shkak se nuk është paguar.

Sipas raportimeve, pagesa e parashikuar për sulmuesi kuqezi nuk është bërë deri dje, dhe lojtari ka të drejtë të ndërpresë në mënyrë të njëanshme kontratën e tij.

Pas këtij zhvillimi, mësohet se sulmuesi shqiptar udhëtoi sot drejt Kayseri me makinë dhe më pas u largua nga vendi nëpërmjet aeroportit.

Largimi i Rey Manaj nga Sivas rrit krizën financiare në Sivasspor dhe ngre pikëpyetje rreth të ardhmes së ekipit. Pritet që drejtuesit e klubit të bëjnë një deklaratë për këtë çështje.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment