E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›“Syzet perverse”, Fjala e Vitit 2026 në Australi! Reagime të forta ndaj syzeve inteligjente të Metës të cilat cënojnë privatësinë

“Syzet perverse”, Fjala e Vitit 2026 në Australi! Reagime të forta ndaj syzeve inteligjente të Metës të cilat cënojnë privatësinë

Fjalori Australian Macquarie ka shpallur termin “syze perverse” si Fjalën e Vitit 2026, në përgjigje të shqetësimeve për cenimin e privatësisë nga syzet inteligjente të Metës

Shqetësimi kryesor lidhet me mundësinë që pajisjet Ray-Ban, të pajisura me kamera dhe inteligjencë artificiale, të përdoren për të fotografuar, filmuar apo regjistruar audio persona të tjerë pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre.

Çështja ka tërhequr vëmendjen e rregullatorëve evropianë të privatësisë dhe ligjvënësve. Ndërkohë, gjykatat në Angli dhe Uells kanë ndaluar përdorimin e tyre në raste të caktuara, ndërsa edhe operatorët e kinemave në Mbretërinë e Bashkuar po shqyrtojnë vendosjen e kufizimeve për syzet Meta AI.

Komiteti i fjalorit e cilësoi termin si pasqyrim të shqetësimeve të vitit 2026 për zhvillimin e pakontrolluar të inteligjencës artificiale dhe rritjen e mbikëqyrjes.

Lini një koment