E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Presidenti Begaj pret kreun e Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu, në fokus integrimi dhe pesë fusha me interes të përbashkët!

Presidenti Begaj pret kreun e Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu, në fokus integrimi dhe pesë fusha me interes të përbashkët!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Moldavisë, Igor Grosu, në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e mira politike ndërmjet dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e intensifikimit të vizitave të nivelit të lartë dhe të diplomacisë parlamentare për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Kreu i Shtetit riafirmoi mbështetjen e Shqipërisë për integrimin evropian të Moldavisë, duke përgëzuar përparimin e arritur në negociatat me Bashkimin Evropian dhe shprehur gatishmërinë për të ndarë përvojën shqiptare në procesin e anëtarësimit.

Gjatë takimit u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si ekonomia, tregtia, turizmi, energjia dhe teknologjia e informacionit.

Presidenti Begaj nënvizoi se forcimi i kontakteve institucionale dhe shkëmbimeve të nivelit të lartë do të kontribuojë në shndërrimin e marrëdhënieve të mira politike në bashkëpunim konkret, në të mirë të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre.

Lini një koment