E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›EMRI/ Shqipëria heq dorë nga ekstradimi prej Anglisë i vrasësit nga Dibra, zbulohet vendimi!

EMRI/ Shqipëria heq dorë nga ekstradimi prej Anglisë i vrasësit nga Dibra, zbulohet vendimi!

Parashkrimi i dënimit ka shpëtuar një shqiptar nga ekstradimi prej Britanisë së Madhe drejt Shqipërisë.

Sabri Sopoti, 60 vjeç, u arrestua në qershor 2026 në një banesë në veri të Londrës nga oficerët e Njësisë Kombëtare të Ekstradimeve pranë Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA).

Ai ishte i kërkuar nga drejtësia shqiptare pas një dënimi dhënë nga Gjykata e Dibrës në vitin 2000 me 24 vite burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky është dokumenti i gjykatës së ekstradimeve në Londër, sipas Top Channel, ku tregohet ndërprerja e procesit të ekstradimit për Sabri Sopotin, me kërkesë të palës kërkuese shtetin shqiptar.

Kjo lidhet me një vendim të gjykatës së shkallës Dibër në fillim të nëntorit 2026 ku është vendosur parashkrimi dënimit.

Sipas policisë shqiptare, më 12 dhjetor 1999, Sopoti përdori një armë automatike të tipit “Scorpion” për të vrarë në mënyrë brutale në një lokal në Dibër Bajram Kuckën.

Pas vrasjes ai u arratis drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku kërkoi azil duke përdorur identitetin e rremë Zenel Bytyqi.

Pas fitimit të azilit po me këtë emër të rremë ai fitoi shtetësinë britanike duke jetuar pa u zbuluar për 27 vite me radhë.

Lini një koment