Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë pritje për festën e 28 Nëntorit
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë organizoi pritjen tradicionale me rastin e 28 Nëntorit, 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit.
Në pritjen e organizuar nga ambasadori Petrit Malaj morën pjesë presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, përfaqësues të institucioneve dhe të politikës, deputetë dhe personalitete të jetës publike.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Bekim Jashari dhe motra e tij, Besarta, pjesëtarë të familjes së komandantit Adem Jashari.
Pritja në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë është kthyer në një traditë të përvitshme për shënimin e Festave të Nëntorit, ku bashkohen përfaqësues të institucioneve dhe personalitete nga Shqipëria e Kosova.
28 Nëntori shënon shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 dhe ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorë.