Kineastja Adriana Elini-Xhajanka, regjisorja që i dha jetë historive njerëzore në filmin dokumentar
Kujtesa e kinematografisë shqiptare rikthehet sot te regjisorja Adriana Elini-Xhajanka, një prej emrave pionierë të filmit dokumentar, e cila përmes kameras dhe një vështrimi të ndjeshëm artistik fiksoi në celuloid njerëzit, historitë dhe realitetin e Shqipërisë të kohës së saj.
Në 32-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit vlerësoi trashëgiminë e regjisores, e cila la pas rreth 70 dokumentarë, reportazhe dhe kronika, duke kontribuar në formësimin e një kapitulli të rëndësishëm të dokumentarit shqiptar.