Koreja e Veriut shpall persona non grata diplomatin zviceran dhe i jep 48 orë të largohet
Koreja e Veriut shpalli të mërkurën persona non grata diplomatin e lartë zviceran që drejton zyrën e sapohapur diplomatike në Phenian dhe e urdhëroi të largohet nga vendi brenda 48 orëve, njofton Associated Press.
Lëvizja erdhi një ditë pasi Kim Yo Jong, motra e fuqishme e liderit Kim Jong Un, kërcënoi me mbylljen e zyrës. Ajo dënoi Zvicrën për sanksionet ndaj kampit ndërkombëtar të fëmijëve Songdowon në Wonsan, për rolin e tij të dyshuar në transferimin e fëmijëve nga zonat e Ukrainës të pushtuara nga Rusia.
Sipas agjencisë shtetërore KCNA, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme thirri Astier Sylvain, drejtuesin e zyrës zvicerane që u hap në Phenian muajin e kaluar, dhe i dorëzoi njoftimin që kërkon mbylljen e zyrës dhe largimin e tij, në shenjë proteste ndaj sanksioneve zvicerane.