Arsenal dhe City barazojnë në shtëpi, Reali shpërthen, fitojnë dhe Porto e Como
Ndeshjet e raundit të pestë në Champions League kanë dhuruar jo pak surpriza, me dy skuadrat angleze, Arsenal dhe Manchester City që kanë barazuar në shtëpi.
Në “Emirates”, të besuarit e Artetas nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë Dortmundit. Formacioni anglez kaloi në avantazh me anë të Gyökeres 10’, ndërsa gjermanët u përgjigjën me Beier 55’.
Një Napoli i fortë në raundin e pestë, barazim 2-2 në Etihad, kundër Manchester Cityt. Hojlund 55’ dhe Lang 76’ i kaluan dy herë në epërsi italianët, ndërsa Bouaddi 67’ dhe Cherki 86’ reaguan dhe e shpëtuan Marescën nga humbja.
Reali dhuron spektakël në Bernabeu përballë PSV-së pas një pjese të parë jo në nivelin e pritshmërive. Holandezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh me golin e Perisic 32’(me 11-metërsh). Në pjesën e dytë Blancos shpërthyen me Valverde 50’, Bellingham 60’, Mbappe(64’ dhe 84’) dhe Vinicius 87’.
Como ka rrëmbyer një fitore 1-0 përballë AEK të Athinës, skuadër me të cilën aktivizohen dhe dy lojtarët kuqezi, Strakosha e Pilos, të cilët në këtë sfidë luajtën për 90 minuta. Goli i vetëm i kësaj ndeshja u shënua nga Luis Milla 57’.
Fitore 1-0 ka arritur dhe Porto, në transfertë përballë Feyenoord. Leipzig triumfoi përballë Lens me rezultatin 3-1, ndërsa Real Betis arriti një fitore 2-0 në transfertë me Slovan Bratislava.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.