E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Milan, Modric humbet sfidën ndaj Olympiacosit në Europa League

Milan, Modric humbet sfidën ndaj Olympiacosit në Europa League

Milani do të jetë pa Luka Modrićin. Mesfushori kroat, i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes fitoren 5-1 ndaj Frosinones në “San Siro”, pësoi një dëmtim në minutat e fundit të takimit.

Ai ka pësuar një tërheqje muskulore në këmbën e djathtë; ndonëse dëmtimi nuk përbën ndonjë shqetësim serioz për stafin e “kuqezinjve”, ai do ta lërë lojtarin jashtë ndeshjes së ardhshme në Ligën e Evropës, në transfertë kundër Olympiacosit.

Gjithashtu, ekziston rreziku që Modrići të humbasë edhe ndeshjen pasuese, e cila është planifikuar të luhet të hënën në mbrëmje në transfertë kundër Cagliarit.

Synimi është që kroati të rikthehet më 6 dhjetor, kur Milani do të përballet me Parmën në “San Siro”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment