Natë historike jo vetëm për Egnatian, mësoni rezultatet dhe renditjen pas ndeshjeve të katërta
Ndeshjet e katërta të fazës në grup të Ligës së Konferencës së luajtura sot kanë dhuruar disa rezultate historike. Vëmendja e tifozëve shqiptare ka qenë padyshim te suksesi i parë i Egnatias në këtë turne, por ka pasur edhe arritje të tjera të rëndësishme.
Kështu, Kauno Zalgiris, me të cilin do të ndeshet në ndeshjen e radhës ekipi rrogozhinas, ka fituar gjithashtu për herë të parë në fazën në grup të një turneu të tillë. Iberia që mundi 1-0 Getafen ishte një rezulatat i paparashikuar, ashtu si edhe suksesi 2-0 i Inter D’Eskaldes të Andorrës që mundi Kopenhagën.
Situata në renditje tashmë sheh të kualifikuar matematikisht Monakon, Brajton dhe St. Truiden, ndërsa gjithçka duket e hapur në vijim për ekipet e tjera, edhe pse për skuadrat që kanë 9 apo më shumë pikë, kalimi në fazën tjetër është thuajse çështje e mbyllur.
Egnatia për momentin e sheh veten në vendin e 21-të, si pjesëmarrëse potenciale në play-off, por duhet të ruajë këtë pozicion në dy ndeshjet e ardhshme.
REZULTATET
Kairat Almati – Mjallbi 1-0
Ajaks – Tun 4-0
Brajton – Universitatea Krajova 4-0
Iberia 1999 – Getafe 1-0
Zhablonec – Lugano 2-0
Kauno Zalgiris – Riga 2-0
Harts – Monako 2-3
Egnatia – Linkoln Red Imps 2-1
Pafos – Midtjilland 0-2
Bran – Arhus 1-4
Nordsjelland – Panathinaikos 3-2
Borac – Atalanta 2-3
Hajduk Split – St. Truidense 0-2
Inter Klub d’Eskaldes – Kopenhagë 2-0
Gent – Crvena Zvezda 1-1
CSKA Sofje – Trabzonspor 1-2
Braga – KuPS Kuopio 4-0
Frajburg – Tuente 2-1