E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Vetëm një skenar! Egnatia përballë gjigantëve të Greqisë, kampionët e Shqipërisë bëjnë llogaritë në Europë

Vetëm një skenar! Egnatia përballë gjigantëve të Greqisë, kampionët e Shqipërisë bëjnë llogaritë në Europë

Egnatias i duhen edhe 3 pikë për të mbyllur çështjen e kalimit në “play off” të Ligës së Konferencës. Një zonë te e cila ndodhet aktualisht. Kampionët mund t’i marrin pikët e nevojshme që në sfidën e radhës ndaj Kauno Zalgiris.

“Football Meets Data” ka aplikuar vetëm një skenar të mundshëm. Dhe nga aty rezulton se Egnatia e Nevil Dedes do të marrë edhe një fitore duke shkuar 8 pikë në total. Sipas projeksionit të të gjithë skuadrave, rrogozhinasit do ta mbyllnin në vendin e 20-të.

Nëse nuk do të kishte surpriza të tjera, Panathinaikos dhe Lugano si vend i 13-të dhe 14-të do të ishin rivalë të mundshëm për Egnatian në short. Dy skuadra që projektohen në rastin në fjalë, për ta mbyllur me 10 pikë dhe pjesë e ekipeve favorite.

Panathinaikos është një nga klubet gjigante në Greqi. Lugano ndërkohë mban aktualisht vendin e parë në Zvicër.

Në këtë rast, Egnatia do e luante ndeshjen e parë në stadiumin “Air Albania”. Sfida e kthimit do të ishte në transfertë, pasi kampionët do të konsideroheshin skuadër jofavorite në short.

Lini një koment