E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Plot 22 padi për Shqipërinë, e pësojnë gjashtë klube në futbollin profesionist: Dy prej tyre kanë paguar

Plot 22 padi për Shqipërinë, e pësojnë gjashtë klube në futbollin profesionist: Dy prej tyre kanë paguar

FIFA tregon 22 gjyqe të humbura nga klubet shqiptare siç raporton “Panorama Sport”. Konkretisht janë tetë klube, ndërsa dy prej tyre (Valbona dhe Luftëtari) kanë falimentuar. Gjashtë të tjerat janë pjesë e futbollit profesionist.

Tirana, Flamurtari, Bylisi dhe Kukësi nuk mund të transferojnë lojtarë pa paguar. Kryeqytetasit dhe Flamurtari ndërkohë kanë nga gjashtë gjyqe të humbura.

Dinamo ka paguar Sakonen pas gjyqit të humbur. Kështu është çështje kohe që emri i saj mos të jetë pjesë e kësaj liste.

Sa i përket Orikut, duhet sqaruar se “Panorama Sport” ka siguruar dokumentin që tregon se merkato është zhbllokuar. Tashmë është në dorën e FIFA-s për ta hequr nga lista, pasi Oriku ka transferuar lojtarë pa hasur problem.

Abissnet Superiore

Tirana (6 çështje), Dinamo (Ka paguar detyrimet, pritet të hiqet nga lista)

Kategoria e Parë

Flamurtari (6 çështje), Bylis, Kukësi, Oriku (Ka mbetur gabimisht në listën e FIFA-s)

Të tjerë

Valbona (2 çështje), KS Luftëtari (4 çështje në klubin e vjetër)

Lini një koment