E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rama uron 28 Nëntorin: Më i afërti me Europën e Bashkuar

Rama uron 28 Nëntorin: Më i afërti me Europën e Bashkuar

Kryeministri Edi Rama ka uruar këtë të shtunë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, kreu i qeverisë e cilëson këtë përvjetor si momentin më të afërt të Shqipërisë me integrimin europian, ndërsa uron qytetarët edhe për fundjavën.

“MIRËMËNGJES dhe me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar”, shkruan Rama.

Ky mesazh vjen në kuadër të festimeve kombëtare të 28 Nëntorit e cila shënon 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe në një kohë kur procesi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet prioriteti kryesor i politikës së jashtme të vendit.

Lini një koment