E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Tymi mbulon sheshin “Skënderbej”, policia hedh gaz lotsjellës nga dronët në drejtim të protestuesve

Tymi mbulon sheshin “Skënderbej”, policia hedh gaz lotsjellës nga dronët në drejtim të protestuesve

Situata në qendër të Tiranës vijon të jetë e tensionuar gjatë protestës së 28 Nëntorit. Kur ora shënon 17:00, protestuesit mbetën të pozicionuar në sheshin “Skënderbej”, pranë Xhamisë së Et’hem Beut dhe godinës së Bashkisë së Tiranës, duke shfaqur vendosmërinë për të vijuar qëndrimin e tyre.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë vendosur një autobot ujëhedhës pranë xhamisë, i cili herë pas here ka hedhur ujë në drejtim të protestuesve. Paralelisht, në zonë është përdorur edhe gaz lotsjellës, i hedhur nga ajri përmes dronëve.

Sipas raportimit të gazetarit Eni Ferhati, dronët, pasi hedhin gjashtë bombola me gaz lotsjellës, rikthehen në tarracat e ministrive, ku furnizohen me gjashtë bombola të tjera për t’i hedhur sërish në drejtim të protestuesve.

Si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës, qendra e Tiranës është mbuluar nga tymi, ndërsa autobotët vijojnë të hedhin ujë në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Policia hedh gaz lotsjellës me dron, protestuesit nuk shpërndahen! https://t.co/J6Lfk6EXYZ

Lini një koment