E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Policia ndërhyn në sheshin “Skënderbej”, shpërndan me autobotë protestuesit në rrugica

Policia ndërhyn në sheshin “Skënderbej”, shpërndan me autobotë protestuesit në rrugica

Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në vijim të protestës kombëtare të 28 Nëntorit.

Në terren janë angazhuar gjithashtu autobotët me ujë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat po ndërhyjnë për shpërndarjen e turmës.

Ndërhyrja duket se synon largimin e protestuesve nga sheshi, ndërsa një pjesë e tyre po zhvendosen në drejtim të Rrugës së Stacionit të Trenit.

Situata në zonë vijon të jetë e tensionuar.

Lini një koment