E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›28 Nëntori, Misioni i NATO-s: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri

28 Nëntori, Misioni i NATO-s: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO-s ka përcjellë urimin e tij me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, duke vënë theksin te partneriteti strategjik në kuadër të aleancës dhe sfidat e përbashkëta të sigurisë.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Misioni vlerëson angazhimin e Tiranës për rritjen e buxhetit të mbrojtjes në funksion të sigurisë kolektive.

Përveç bashkëpunimit ushtarak dhe mbrojtës, në deklaratë përmenden edhe kërcënimet me të cilat përballen të dyja vendet, duke veçuar sigurinë kibernetike, krimin transnacional dhe kartelet.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të ndërsjellë. Ne mirëpresim angazhimin e Shqipërisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes për të forcuar sigurinë kolektive. Së bashku, po përballemi me kërcënimet kibernetike, krimin transnacional dhe kartelet për t’i mbajtur të dy kombet tona të sigurta”, thuhet në reagim.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë! 🇺🇸🇦🇱Happy Independence Day, Albania.Our NATO Alliance is the bedrock of our mutual defense. We welcome Albania’s commitment to increase defense spending to bolster collective security. Together, we are confronting cyber threats, transnational crime,… pic.twitter.com/V3gz3EH1Rw

Lini një koment