E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare

Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare

Ish-presidentja e Kosovës dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj me rastin e 28 Nëntorit, duke rikujtuar katër ngjarje të mëdha që lidhen me këtë datë dhe që përbëjnë shtyllat e identitetit kombëtar shqiptar.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Osmani ka veçuar Ditën e Flamurit, Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Katër data historike, një krenari kombëtare: Dita e Flamurit, Pavarësia e Shqipërisë, lindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dalja publike e UÇK-së.

Nga Kruja e Skënderbeut, në Vlorën e Pavarësisë e deri në Prekazin e Jasharajve, historia jonë është shkruar me gjak, sakrificë dhe guxim. Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër! Gëzuar 28 Nëntorin”, shkruan Osmani.

Lini një koment