E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protestuesit rrethojnë makinën ujëhedhëse, gjuajnë me gurë (VIDEO)

Protestuesit rrethojnë makinën ujëhedhëse, gjuajnë me gurë (VIDEO)

Situata në protestën kombëtare që po zhvillohet në Tiranë po vijon e tensionuar, teksa një grup protestuesish ka rrethuar automjetin ujëhedhës të Policisë së Shtetit.

Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të autobotit të policisë, ndërsa forcat e rendit kanë qenë të pozicionuara për të mbajtur perimetrin e sigurisë.

Ngjarja vjen në vijim të incidenteve të regjistruara gjatë protestës, ndërsa situata në qendër të kryeqytetit mbetet e tensionuar dhe në zhvillim e sipër.

Lini një koment