E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Tensionet në protestë, disa protestues rikthehen në sheshin “Skënderbej”

Tensionet në protestë, disa protestues rikthehen në sheshin “Skënderbej”

Situata po vijon të jetë e tensionuar në protestën që po zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ndërkohë dhjetëra protestues janë rikthyer në sheshin “Skëndërbej” pas hedhjes se gazit lotsjellës dhe ujit nga ana e policisë.

Tensionet u rritën pasi protestuesit hodhën sende të forta si shkopinj, gurë por edhe molotov në drejtim të policisë. Më pas policia është përgjigjur për t’i shpërndarë ata. Dhjetëra protestues pavarësisht tensioneve kanë vendos të mos largohen por qëndrojnë dhe vijojnë e hedhin sende në drejtim të policisë.

Lini një koment