E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›FOTO / Katër orë përplasje mes policisë dhe protestuesve, tre të shoqëruar

FOTO / Katër orë përplasje mes policisë dhe protestuesve, tre të shoqëruar

Pas rreth 4 orësh nga nisja e protestës, tensionet mes qytetarëve dhe policisë vijojnë të shtohen.

Qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, e më pas marshuan drejt Kryeministrisë, aty ku nisën dhe tensionet. Fillimisht ata prishën kordonin rrethues që policia kishte krijuar me gardh metalik në zonën e pedonales, e më pas hodhën gurë dhe bomba molotovi drejt kryeministrisë.

Foto/ Katër orë përplasje! Tirana kthehet në

Policia është përgjigjur duke hedhur ujë, gaz lotsjellës, e po ashtu ka gjuajtur me plumba gome.

Foto/ Katër orë përplasje! Tirana kthehet në

Pasi janë shpërndarë, disa qytetarë kanë sulmuar godinën e Teatrit të Kukullave, pranë selisë së Partisë Socialiste.

Foto/ Katër orë përplasje! Tirana kthehet në

Deri më tani, raportohet për 3 të shoqëruar, ndërsa ka patur të lënduar qytetarë, policë dhe gazetarë.

Ndërkohë, rrugët e zonës së qendrës janë të mbuluara nga gazi lotsjellës dhe protestuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme të Tiranës.

Lini një koment