E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rëndohet bilanci nga protesta e dhunshme në Tiranë, 19 të lënduar, mes tyre 6 efektivë policie dhe 4 gazetarë

Rëndohet bilanci nga protesta e dhunshme në Tiranë, 19 të lënduar, mes tyre 6 efektivë policie dhe 4 gazetarë

Ndërsa protesta e dhunshme e 28 Nëntorit në Tiranë vijon, numri i të lënduarve ka shkuar në 19, mes të cilëve gjashtë efektivë policie, katër përfaqësues të medias dhe nëntë protestues.

Sipas bilancit të përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë në orën 15:15, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 17 të lënduar, konkretisht pesë efektivë policie, katër përfaqësues të medias, njëra prej tyre shtetase e huaj, dhe tetë protestues.

Ministria bën me dije se të 17 të lënduarit në Spitalin e Traumës janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ndërkohë, në QSUT, janë paraqitur për ndihmë mjekësore një efektiv policie dhe një protestues.

Lini një koment