E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Tensione pranë selisë së PD-së dhe Xhamisë së Namazgjasë, protestuesit hedhin fishekzjarrë drejt policisë

Tensione pranë selisë së PD-së dhe Xhamisë së Namazgjasë, protestuesit hedhin fishekzjarrë drejt policisë

Tensione të tjera janë regjistruar pranë Xhamisë së Namazgjasë, në zonën pranë selisë së Partisë Demokratike, ku protestuesit janë përplasur me forcat e policisë.

Nga grupet e protestuesve janë hedhur fishekzjarrë në drejtim të efektivëve, duke shkaktuar momente tensioni në këtë pjesë të kryeqytetit.

Policia vijon të jetë e pozicionuar në zonë, ndërsa situata mbetet e tensionuar edhe pas incidenteve të regjistruara më herët gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit.

Lini një koment