E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës, nis aksioni për shoqërimin e protestuesve

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës, nis aksioni për shoqërimin e protestuesve

Policia ka nisur një aksion në rrugët e Tiranës për shoqërimin e protestuesve, pas disa orësh përplasjesh dhe ndërhyrjesh të vazhdueshme për shpërndarjen e protestës kombëtare të 28 Nëntorit.

Pas largimit të turmës nga sheshi “Skënderbej”, protestuesit janë shpërndarë në disa zona të kryeqytetit, ndërsa forcat e rendit kanë vijuar operacionin policor edhe në rrugët përreth qendrës.

Efektivët e policisë kanë nisur shoqërimin e protestuesve, ndërsa ende nuk dihet numri i personave të shoqëruar dhe nëse ndaj tyre do të ndërmerren masa të tjera ligjore.

Aksioni policor vjen pas një serie incidentesh të regjistruara në rrugët e Tiranës.

Lini një koment