E hënë, 18 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaStudentët në RMV në protestë për gjuhën shqipe/ Mërtiri: Tirana zyrtare duhet të kishte dalë me një reagim

Studentët në RMV në protestë për gjuhën shqipe/ Mërtiri: Tirana zyrtare duhet të kishte dalë me një reagim

Mijëra studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova u mblodhën këtë të hënë në rrugët e Shkupit me thirrjen e tyre të përbashkët për mbrojtjen e Gjuhës Shqipe.

Në protestën e tyre të dytë pas organizimit të 6 prillit, nisur fillimisht me kërkesën që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën Amtare teksa marshuan nga Ura e Gurit drejt Ministrisë së Drejtësisë.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News analisti Ergys Mërtiri foli për protestën e mbajtur në Shkup nga studentët shqiptarë.

Ai theksoi se Tirana zyrtare duhet të kishte dalë me një qëndrim lidhur me këtë çështje.

“Tirana zyrtare asnjë reagim. Aq më tepër pastaj kur ke solidaritet të studentëve shqiptarë. Nuk e di për çfarë është kjo politika jonë e jashtme? Shteti shqiptar a ka shqetësim për çfarë po ndodh në Maqedoninë e Veriut? Kemi kryeministër kemi ministër të Jashtëm? A ka një shqetësim për faktorin shqiptar aty. A ke një shqetësim për të drejtat që janë fituar me luftë? Gjatë gjithë kësaj kohë kush është interesimi i Tiranës zyrtarë për çfarë po ndodh atje. Çfarë duhet të ndodhë duhet të vrasin shqiptarë që të reagojë Tirana jonë?”, tha ai.

Lini një koment