E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Kontroll në burgun e Vlorës, gjendet një iPhone brenda në dyshek

Kontroll në burgun e Vlorës, gjendet një iPhone brenda në dyshek

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Vlorë ka njoftuar mbi kryerjen e disa kontrolleve, nga ku është evidentuar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e brendshme në katin e dytë u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular tip Iphone, i fshehur brenda në dyshek.

Lidhur me rastin janë kryer veprimet proceduriale dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të bllokuara.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe në goditjen e çdo paligjshmërie brenda sistemit.

Lini një koment