Saturday, 20 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaRuajtja e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale-Ministri Hoxha: Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s

Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale-Ministri Hoxha: Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s

Ministri për Evropën dhe Punët të Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi se Shqipëria është zgjedhur anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale (Intangible Cultural Heritage – ICH).

Në një postim në rrjetin social X, ministri Hoxha theksoi se kjo zgjedhje përfaqëson një njohje ndërkombëtare për kontributin aktiv të Shqipërisë brenda UNESCO-s, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm të vendit tonë në mbrojtjen, promovimin dhe transmetimin e trashëgimisë së pasur kulturore tek brezat e ardhshëm.

“Shqipëria është krenare që disa elementë të saj janë regjistruar në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s, si Iso-polyfonia shqiptare, artizanati tradicional dhe përdorimi i Xhubleta-s, K’cimi i Tropojës, si dhe Transhumanca – lëvizja sezonale e blegtorisë, ndër të tjera”, thuhet në deklaratën e ministrit Hoxha.

Ai theksoi se Shqipëria pret me entuziazëm të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë partnerët për të avancuar ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale, si burim identiteti, diversiteti, dialogu dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Postimi i plotë: Shqipëria sapo është zgjedhur anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale (Intangible Cultural Heritage – ICH). Kjo zgjedhje është një njohje për kontributin aktiv të Shqipërisë brenda UNESCO-s, si dhe për angazhimin tonë të gjatë në mbrojtjen, promovimin dhe transmetimin e trashëgimisë sonë të pasur kulturore tek brezat e ardhshëm. Shqipëria është krenare që disa elementë të saj janë regjistruar në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s, duke përfshirë Iso-polifoninë shqiptare, artizanatin tradicional dhe përdorimin e Xhubletës, K’cimin e Tropojës, si dhe Transhumancën – lëvizjen sezonale të blegtorisë, ndër të tjera.

Ne shprehim falënderimet tona më të sinqerta ndaj të gjithë Shteteve Anëtare të UNESCO-s për besimin dhe mbështetjen e tyre.

Me entuziazëm presim të punojmë ngushtë me të gjithë partnerët për të avancuar ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale si burim identiteti, diversiteti, dialogu dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Shqipëria mbetet e përkushtuar të japë një kontribut konstruktiv në punën e rëndësishme të Komitetit në vitet në vijim.

📢Great News: #Albania has just been elected as a member of UNESCO’s Intergovernmental Committee for the Safeguarding of the #Intangible Cultural Heritage (ICH).This election is a recognition of #Albania’s active contribution within #UNESCO as well as of our longstanding…

Lini një koment