Monday, 22 June 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorOlise: Punoj shumë dhe jam me këmbë në tokë, ky Botëror duket më i vështirë nga sa e prisnim

Olise: Punoj shumë dhe jam me këmbë në tokë, ky Botëror duket më i vështirë nga sa e prisnim

Michael Olise, i cili ka grumbulluar 18 ndeshje dhe shtatë gola për vendin e tij, mbetet një nga lojtarët kyç të Francës në Kupën e Botës 2026. Ishin dy asistet e tij ato që ndryshuan lojën e “gjelave” në sfidën e parë.

Pavarësisht peshës së madhe të pritshmërisë, 24-vjeçari francez është i qetë dhe kërkon vetëm të luajë futboll. “Për momentin, do të thoja se jam një lojtar i së tashmes. Punoj dhe dua që të ndihmoj skuadrën time të fitojmë turneun”, tha Olise.

Nëse vazhdoj të punoj shumë dhe të mbaj këmbët në tokë, atëherë shpresoj të bëhem vërtet një lojtar i së ardhmes“, deklaroi Olise, duke mbetur i kënaqur nga vlerësimi i Kylian Mbappe, që tha se ai do të jetë lojtari i së ardhmes.

Kemi luajtur vetëm një ndeshje dhe e pamë se sa e vështirë është. Sot kemi një tjetër duel të vështirë dhe duhet të jemi gati. Këto skuadra mbyllen dhe duhet të gjejmë një mënyrë për t’u shënuar”, tha Olise për përballjen ndaj Irakut.


Lini një koment