Tuesday, 23 June 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorMbappe: Nuk ka asnjë dualizëm golash me Lionel Messi, më intereson të fitoj trofeun me Francën

Mbappe: Nuk ka asnjë dualizëm golash me Lionel Messi, më intereson të fitoj trofeun me Francën

Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, këmbënguli se nuk ka asnjë betejë personale me Lionel Messi pavarësisht se dyshja vazhdon të ngjitet në listën e golashënuesve të Kupës së Botës. Kapiteni i Francës shënoi dy herë në një fitore 3-0 ndaj Irakut për t’u barazuar me Miroslav Klose në 16 gola të Kupës së Botës, ndërsa Franca siguroi kualifikimin.

Pavarësisht ndërprerjes së gjatë për shkak të vetëtimave, “Les Bleus” ruajtën kontrollin e bdeshjes. Dygolëshi i Mbappe e çoi atë në kuotën e 16 gola të Kupës së Botës në karrierën e tij. Ndërkohë që, në krye është Lionel Messi me 18 gola, që gjithashtu dje realizoi dy gola në fitoren 2-0 ndaj Austrisë.

Nuk ka sagë me Messi. Leo gjithashtu ka shënuar, ai shënon dhe gjithmonë do të shënojë. Unë nuk e shikoj se çfarë bën ai, përndryshe do të duhet të bëj më shumë. Unë shikoj vetëm ekipin tim. Kur shënon gola, i afrohesh kësaj sfere, por e përsëris: për mua është më e rëndësishme të shoh përparimin tonë“, tha Mbappe.

Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe shpresoj të shënoj sërish. Unë nuk e di se deri kur do të luaj, kur shoh se çfarë bëjnë Messi e Cristiano. Unë dua të shënoj sa më shumë dhe të fitoj. Këtu kemi ardhur për të fituar dhe shpresoj të ndihmoj sa më shumë kombëtaren”, deklaroi Kylian Mbappe.


Lini një koment