Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport
Një ngjarje e papritur dhe mjaft e bujshme ka përfshirë kombëtaren e Iranit përpara ndeshjes së tyre të radhës kundër Egjiptit.
Udhëtimi i skuadrës aziatike drejt qytetit të Siatëllit (Seattle) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtyrë zyrtarisht pas një incidenti në aeroport.
Sipas raportimeve të fundit, autoritetet amerikane kanë ndaluar kapitenin dhe yllin e skuadrës, Mehdi Taremi, si dhe ndihmëstrajnerin Saeed Alhoei. Prapaskenat e këtij bllokimi ende nuk janë bërë plotësisht të qarta, por pala iraniane ka ngritur menjëherë pretendimet e saj për këtë vonesë.
Pjesa tjetër e delegacionit dhe lojtarët e kombëtares së Iranit kanë refuzuar të nisen të vetëm. Ata po presin në aeroport derisa situata e kapitenit Taremi dhe ndihmëstrajnerit Alhoei të zgjidhet përfundimisht, përpara se të fluturojnë së bashku drejt tokës amerikane.
Ky incident rrezikon të ndikojë drejtpërdrejt në përgatitjet e skuadrës për përballjen e rëndësishme ndaj Egjiptit, ndërsa pritet të shihet se cili do të jetë reagimi zyrtar i autoriteteve të aviacionit dhe i federatës përkatëse për të zhbllokuar ngatërresën burokratike.