Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje
Brazili ka siguruar kualifikimin në fazën e 32 ekipeve më të mira. “Selecaos” kaluan më tej si kryesues të Grupit C, me 7 pikë, po aq sa Maroku i vendit të dytë.
Kombëtarja e drejtuar nga Carlo Ancelotti, triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Skocisë.
Shkëlqeu Vinicius me dy gola në pjesën e parë, ndërsa Cunha vulosi rezultatin me golin e tretë në minutën e 60-të.
Brazili e mbylli si kryesues, falë golavarazhit, duke lënë pas Marokun, ndonëse me pikë të barabarta.
Skocia mbetet në vendin e tretë me 3 pikë dhe mbetet në pritje, ndërsa mund të kualifikohet si një nga vendet e treta më të mira.
Në sfidën tjetër, Maroku triumfoi 4-2 me përmbysje ndaj Haitit, në një ndeshje spektakolare. Pjesa e parë u mbyll në barazim 2-2, ku marokenët ia dolën të rikthejnë baraspeshën në dy raste.
Në fraksionin e dytë, Maroku shënoi dy herë të tjera, për të marrë fitoren, që e kualifikon më tej. Haiti eliminohet, pasi e mbylli në vendin e fundit pa asnjë pikë të grumbulluar.