Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorGoditje e rëndë për Spanjën, Yeremy Pino humbet pjesën e mbetur të Botërorit

Goditje e rëndë për Spanjën, Yeremy Pino humbet pjesën e mbetur të Botërorit

Spanja ka marrë një goditje të rëndë në Kupën e Botës 2026, pasi mesfushori me tipare sulmuese Yeremy Pino ka pësuar një dëmtim serioz që pritet ta mbajë jashtë fushave për pjesën e mbetur të turneut.

Sipas gazetës “Marca”, aventura e Pinos në Botëror ka përfunduar, pasi ai ka pësuar një frakturë të klavikulës gjatë fitores 1-0 të Spanjës ndaj Uruguait, në ndeshjen e raundit të tretë.

Takimi u karakterizua nga ndërhyrje të ashpra dhe duele të forta fizike ndaj lojtarëve spanjollë.

Anësori i Crystal Palace hyri në fushë si zëvendësues, por pas një rrëzimi të rëndë u detyrua të largohej i dëmtuar. Ai u pa duke lënë stadiumin me krahun e imobilizuar në një mbajtëse.

Problemet nuk mbarojnë me kaq për trajnerin Luis de la Fuente. Edhe Nico Williams raportohet se ka pësuar një dëmtim muskulor, që e vë seriozisht në dyshim për vazhdimin e turneut.

Në këto kushte, Spanja mbetet me mungesa të mëdha në repartin ofensiv, pasi edhe Victor Muñoz vazhdon të vuajë nga probleme fizike.

Lini një koment