Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPërfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore të kryeqytetit.

Në ditën e 28-të qytetarët janë vënë në lëvizje menjëherë pas mbylljes së tubimit, duke formuar një kolonë të gjatë që shtrihet për kilometra në rrugët e Tiranës, ku në duart e tyre mbajnë pankarta dhe flajmu.

Marshimi po zhvillohet nën mbikëqyrjen e forcave të policisë, ndërsa protestuesit vijojnë të artikulojnë kërkesat e tyre, me thirrjet për largimin e kryeministrit që dominojnë atmosferën e tubimit.

Lini një koment