Harry Kane thyen rekordin e Lineker dhe bëhet golashënuesi më i mirë i Anglisë në Botëror
Harry Kane vendosi një rekord të ri të Anglisë në Kupën e Botës duke shënuar në fitoren 2-0 ndaj Panamasë. Sulmuesi dyfishoi avantazhin në pjesën e dytë me një goditje me kokë, pas një pasimi të Jude Bellingham, dhe kështu arriti në 11 gola të përgjithshëm në Botërorë, duke kaluar totalin e Gary Linekerit prej 10 golash.
Sipas bbc, kapiteni e përshkroi momentin si një arritje të veçantë dhe tha se dëshiron ta shijojë suksesin me ekipin, duke e konsideruar Kupën e Botës si kompeticionin më të rëndësishëm për futbollistët profesionistë.
Kane kishte shënuar më parë dy gola në ndeshjen hapëse 4-2 ndaj Kroacisë, duke u bërë vetëm lojtari i dytë i Anglisë që gjen rrugën e rrjetës në tre Botërorë të ndryshëm (Rusi 2018, Katar 2022 dhe Amerika e Veriut 2026), bashkë me David Beckhamun. Ai fitoi Këpucën e Artë në Rusi me gjashtë gola, shtoi dy në Katar dhe ka tre gola në këtë turne, që ndihmuan Anglinë të kualifikohet në fazën e 32-ve.
Vlerësimet për të vazhdojnë të jenë të larta: Lineker, që shënoi dhjetë gola në Botërorët e tij, e ka quajtur kohët e fundit Kanein sulmuesin më të madh anglez që kemi pasur, një komentin që sipas bbc nënvizon ndikimin dhe pritshmëritë rreth performancave të tij në këtë turne.