Sunday, 28 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaTuristi polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij

Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij

Një turist polak ka mbetur i bllokuar këtë të diele në zonën e Gjirit të Gjipesë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, forcat zjarrfikëse, si dhe ekipi mjekësor i urgjencës për t’i ardhur në ndihmë.

Operacioni i shpëtimit është në zhvillim, ndërsa autoritetet po punojnë për nxjerrjen e turistit nga terreni i vështirë dhe transportimin e tij në një zonë të sigurt.

Ky është rasti i dytë brenda 48 orëve në Gjirin e Gjipesë, ku turistët kanë pasur nevojë për ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës për shkak të relievit të thyer dhe vështirësive në lëvizje.

Lini një koment