Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorDy trajnerë të tjerë japin dorëheqjen nga kombëtaret pas eliminimit nga Kupa e Botës

Dy trajnerë të tjerë japin dorëheqjen nga kombëtaret pas eliminimit nga Kupa e Botës

Pas eliminimit të Skocisë dhe Republikës Çeke nga Kupa e Botës, që pas përfundimit të fazës së grupeve, edhe trajnerët e këtyre dy kombëtareve kanë dhënë dorëheqjen nga detyra.

Epoka e trajnerit Steve Clarke në krye të ekipit kombëtar të Skocisë filloi në vitin 2019. Ai gjithmonë kishte planifikuar të largohej nëse Kupa e Botës nuk do të shkonte sipas planit. “Nëse do të kishim kaluar grupin do të qëndroja”, tha Clarke.

Një vendim disi surprizë, pasi ai kishte nënshkruar një kontratë 4-vjeçare për ta drejtuar Skocinë në Euro 2028 dhe Kupën e Botës 2030. “Turneu nuk shkoi ashtu siç donim”, tha Clarke.

Ndërkohë, dështimi i Republikës Çeke i kushton trajnerit Koubek vendin e punës. Presidenti i Federatës Çeke të Futbollit, David Trunda, u takua me ish-trajnerin Miroslav Koubek dhe pranoi dorëheqjen e tij.

Pas dështimit në Kupën e Botës, për të cilin ndihem përgjegjës si trajner, kam vendosur t’ia dorëzoj mandatin tim presidentit. Aventura ime me Republikën Çeke mbaron këtu“, tha Koubek.


Lini një koment