Tuesday, 31 March 2026
54°F Detroit
BallinaKomuniteti“Albanian Family Fun Day” më 9 maj ne Shelby Twp

“Albanian Family Fun Day” më 9 maj ne Shelby Twp

Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane të Biznesit

Komuniteti shqiptar në Michigan do të ketë një mundësi të veçantë për t’u mbledhur, për t’u njohur më mirë dhe për të kaluar një pasdite të këndshme familjare. Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane të Biznesit (Albanian American Business Women Organization) ka njoftuar organizimin e një aktiviteti të madh komunitar me titull “Albanian Family Fun Day”, që do të mbahet më 9 maj 2026, nga ora 14:00 deri në 18:00.

Ky aktivitet do të zhvillohet në ambientet e njohura të Packard Proving Grounds, ne Shelby Township , një hapësirë historike dhe e përshtatshme për organizime të mëdha në natyrë. Organizatorët premtojnë një atmosferë festive, ku familjet shqiptare dhe miqtë e tyre do të mund të kalojnë kohë cilësore së bashku.

Programi i ditës parashikon një sërë aktivitetesh për të gjitha moshat. Vizitorët do të kenë mundësi të takojnë dhe të mbështesin biznese shqiptaro-amerikane, të shijojnë ushqime nga food trucks të ndryshëm, si dhe të marrin një fotografi falas familjare nga fotografë profesionistë. Për të apasionuarit pas makinave, do të organizohet edhe një ekspozitë me makina klasike.

Fëmijët do të jenë në qendër të vëmendjes me aktivitete të dedikuara si pikturimi i fytyrës, kënde lojërash dhe “bounce house”, duke e kthyer këtë ditë në një festë të vërtetë familjare.

Një tjetër element i rëndësishëm i këtij aktiviteti është edhe pjesëmarrja e bizneseve shqiptare. Organizatorët bëjnë thirrje që të gjitha bizneset shqiptaro-amerikane, pa dallim gjinie, të bëhen pjesë si ekspozues dhe të promovojnë produktet apo shërbimet e tyre përpara komunitetit.

“Albanian Family Fun Day” synon jo vetëm argëtimin, por edhe forcimin e lidhjeve brenda komunitetit shqiptar në Michigan, duke krijuar një hapësirë ku tradita, biznesi dhe familja bashkohen në një ditë të vetme.

Të gjithë janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë festë të hapur, e cila pritet të mbledhë dhjetëra familje dhe biznese shqiptare në një atmosferë miqësore dhe festive. 🇦🇱

Lini një koment