Dhjetë penallti të humbura në një ditë, rekord në Kupën e Botës 2026
Faza eleminatore e Kupës së Botës 2026 prodhoi një moment statistikor të pazakontë: dy seri penalltish në të njëjtën ditë përfunduan me nga pesë gabime secila, duke sjellë një total prej dhjetë penalltish të humbura. Ndeshjet përkatëse ishin Gjermani–Paragua dhe Marok–Holandë, të dyja pas barazimeve 1-1 që kërkuan vendosje me penallti.
Sipas sports.yahoo, në përballjen Gjermani–Paragua dështuan nga pika e 11-metërshave Kai Havertz, Nick Woltemade, Antonio Sanabria, Jonathan Tah dhe Fabián Balbuena, ndërsa më pas José Canale realizoi penalltinë fituese për Paragunë.
Më vonë në Monterrey, Maroku dhe Holanda shkëmbyen gjithashtu pesë penallti të humbura gjatë seri-së së tyre; në fund Ismael Saibari shënoi penalltinë vendimtare që kualifikoi Atlas Lions në 1/16-tat.
Kjo është hera e parë në histori të Kupës së Botës që dy seri penalltish me nga pesë gabime ndodhin në të njëjtën ditë, dhe totali prej dhjetë penalltish të dështuara vendos një rekord për më shumë penallti të humbura në një ditë të turneut. Me 27 ndeshje të mbetura në Botërorin 2026, ekziston mundësia që të thyhen edhe rekorde të tjera, raporton sports.yahoo.