Wednesday, 1 July 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorSalah rikthehet në stërvitje, Egjipti shpreson ta ketë ndaj Australisë në fazën nokaut

Salah rikthehet në stërvitje, Egjipti shpreson ta ketë ndaj Australisë në fazën nokaut

Federata Egjiptiane e Futbollit postoi të martën foto të Mohamed Salah gjatë stërvitjes me përshkrimin “The King is back”. Egjipti siguroi kalimin në fazën e eleminuese për herë të parë në histori, duke mbetur i papërmbysur ndaj Belgjikës, Zelandës së Re dhe Iranit dhe duke përfunduar i dyti në Grupin G.

Sipas bbc, dëmtimi i ndodhur kundër Iranit e detyroi Salah të largohej në minutën e 57-të, ndërsa skanimet konfirmuan një tërheqje muskulore. Sulmuesi u rikthye në stërvitje të martën dhe po ndjek një program intensiv rehabilitimi dhe seanca individuale, ndërsa trajneri Hossam Hassan tenton të minimizojë shqetësimet për gjendjen e tij para ndeshjes së të premtes në Dallas.

34-vjeçari ka qenë thelbësor për skuadrën, duke shënuar në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re dhe duke dhënë dy asistime në këto ndeshje. Nëse Salah nuk do të jetë i disponueshëm, përgjegjësia kryesore sulmuese pritet t’i bie Omar Marmoush, i cili ishte zëvendës ndaj Iranit pasi u la jashtë formacionit titullar; burimet pranë ekipit thonë se ai është i vendosur të rikthehet në formacion.

Problemet nuk përfundojnë me sulmin: mbrojtja po përballet me vështirësi. Qendërmbrojtësi Mohamed Abdelmonem u zëvendësua pas vetëm 14 minutash për shkak të një problemi me gju dhe po përpiqet të rikuperohet në kohë për duelin me Australinë. Mbrojtësi i majtë Ahmed Fatouh pritet të mungojë pas një dëmtimi të muskulit të femurit, ndërsa Hamdi Fathi dhe Hossam Abdelmaguid gjithashtu po përballen me çështje fizike, çka i vë trajnerin Hossam Hassan para zgjedhjeve të vështira kundër një kombëtareje australiane të njohur për intensitetin e saj fizik dhe organizimin mbrojtës.

Megjithatë, kampi egjiptian mbetet i shpresëplotë se rikthimi i kapitenit do t’u japë një përforcim të madh dhe se skuadra mund të fitojë për herë të parë një ndeshje nokaut në Kupën e Botës, raporton sërish bbc.

Lini një koment